SHPËRNDAJE

Nëse e vonon, humb…

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy rekate të namazit të sabahut janë më të mira se dynjaja dhe çka në të.” (Muslimi)

Të gjithë e kemi dëgjuar këtë hadith. Megjithatë, shumë lehtë mund ta vazhdojmë gjumin duke shtypur për prolongimin e alarmit deri në agim dhe në fund ta kalojmë kohën e sabahut në gjumë?

Ju tingëllon diçka e njohur?

Çdokush që i ka ikur sabahu është dëshmitarë se ajo “kohë shtesë”që e vazhdoi nuk ofron asgjë, ngase mund të ndjeheni i rraskapitur gjithë ditën, ndërsa në të njëjtën kohë ndjeni fajin që u ka ikur namazi i detyrueshëm.

Pra, si të sigurohemi që të zgjohemi për namazin e sabahut?

Në vijim do të gjeni disa këshilla të provuara:

  1. Qëllimi i sinqertë

Para se të shkoni për të fjetur çdo natë, ju duhet të vendosni që do të zgjoheni në kohë për ta falur namazin e sabahut. Lutni Allahun e Madhëruar që t’ju ndihmojë në përmbushjen e qëllimit.

  1. Alarmi në kohën e vete

Në rast se lindja e diellit është në orën 6:45, ndërsa ju bëni alarmin në orën 6:30, atëherë ju qartë shkoni në zonë të rrezikshme. Ngase nëse shtypni vazhdimin e namazit për 10 minuta, do të bëni gumë deri në 6:40 që padyshim është vonë. Më së miri bëni alarmin në ora 06:00, ndërsa koha e prolongimit të alarmit në telefon të jetë pesë dhe jo dhjetë minuta, ndaj edhe nëse vazhdojnë edhe pesë minuta, do të zgjohen në kohë.

  1. Vendi ku mbani alarmin / telefonin

Është më mirë që të mos mbajmë alarmin në afërsi të duarve, me qëllim që për ndaljen e alarmit të jemi të detyruar të çohemi që ta ndalojmë.

  1. Aplikacioni i alarmit

Nëse e lartshënuara nuk ndihmon, provoni aplikacionin alarmues Mimicker i cili kërkon disa aktivitete plotësuese që të jeni në gjendje ta ndaloni alarmin. Ato veprime do të sigurojnë zgjimin tonë plotësisht.

  1. Le ta rikujtojmë veten tonë rreth vlerës së këtij namazi

Gjithmonë keni parasysh dy virtytet e namazit të sabahut. Ta rikujtojmë veten rreth tyre sa herë që shejtani tenton të na shtyjë vazhdimin e gjumit atëherë kur aktivohet alarmi.

I Dërguari i Allahut, Muhammedi salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy rekate të namazit të sabahut janë më të mira se dynjaja dhe çka në të.” (Muslimi), “Ai i cili falë sabahun para lindjes së Diellit, nuk do të hyjë në Xhehennem.” (Muslimi)

Këshilla shtesë:

  1. Përmbahuni sunnetit dhe shkoni të fjeni sa më herët të jetë e mundshme (sipas mundësisë pas namazit të jacisë).
  2. Qëndroni larg ekranit, së pakti një kohë të caktuar para shkuarjes në shtrat – drita e ekranit para gjumit, dukshëm pengon.
  3. Keni kujdes rreth darkimit: mos hani racione të bollshme para gjumit, gjithashtu mos hani shumë herët që para shkuarjes në shtrat të mos jeni sërish të uritur.
  4. Që të sigurohemi se do të zgjohemi në kohë, konsultoheni me shokun i cili gjithashtu nuk dëshiron ta humb kohën e namazit, ashtu që ai i cili zgjohet i pari ta zgjojë tjetrin. Në rast se e dini që dikush varet nga ju, me siguri do të zgjoheni në kohë./freskirinore

Autore: Umm Ibrahim, iiph.com

Përktheu: Lutfi Muaremi / FRESKIRINORE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here