SHPËRNDAJE

Armata Popullore e Kinës, ka bërë të ditur se janë mobilizuar 60 mijë ushtarë, që brenda vitit të mbjellin me fidanë pemësh, hapësirën prej 6.6 milionë hektarësh.

Shumica prej tyre janë dërguar nga pjesa veriore, për të mbjellë në provincën Hubei, që e rrethon Pekinin.

Zhang Jianlong që është drejtues i Administratës Shtetërore të Pyjeve, ka thënë se në pesë vitet e fundit, janë mbjellë 33.8 milionë hektarë – gjë që ka kushtuar rreth 68 miliardë euro. Në këtë formë, pritet që rreth Hubeit të krijohen tri qendra të reja malore, që përfshijnë 480 mijë hektarë.

Pos kësaj, qeveria ka miratuar një ‘linjë ekologjike’, që ndalon ndërtimin pranë lumenjve, maleve dhe parqeve nacionale.

Të gjitha këto, në përpjekje që të ndalojë ‘zhvillimin jo racional’, që po shkakton ndotje të mëdha të ajrit dhe zvogëlim të pasurive natyrore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.