SHPËRNDAJE

Kanceri i gjirit pothuajse është një nga sëmundjet vdekjeprurëse që i prek më së shumti gratë.

Rreth 1 deri në 8 gra preken nga kjo sëmundje, ndërsa shifrat po rriten çdoherë e më shumë.

Por, një foto virale e postuar në Facebook nga një mbijetuese e kancerit të gjirit, Claire Warner, shfaq një tjetër shenjë, më pak të njohur, të kësaj sëmundjeje. “Kjo është një foto e gjirit tim të djathtë”, shkruan ajo sipër foto.

Falë atij postimi, ajo arriti të zbulojë kancerin në fazë shumë të hershme, iu nënshtrua operacionit, kimioterapisë, terapisë me rreze dhe ka shumë shpresa për shërim.

Një tjetër postim i ngjashëm në Facebook nga një grua e quajtur Kylie Armstrong u bë virale në fillim të këtij viti, ku thekson se tre gropëza të vogla në fund të gjirit e ndihmuan që të diagnostikojë kancerin e gjirit që në fazat e hershme.

“Po e shpërndaj këtë foto pasi shpresoj që mund të paralajmërojë njerëzit që kanceri i gjirit nuk është gjithmonë një gjëndër e dukshme”, shkruan ajo.

“Gropëza në lëkurë” nuk njihet gjerësisht si shenjë e kancerit të gjirit. Kanceri inflamator i gjirit, që bllokon enët limfatike në lëkurë, shkakton edhe gropëzat tek gjiri.

Rreth 15% e rasteve me kancer gjirit në SHBA janë kancer inflamator, që manifestohen gjithashtu me ënjtje të gjirit, dhimbje, një ndjesi djegieje në gji etj.

Gropëzat mund të shfaqen edhe për ndonjë gjendje që nuk ka lidhje me kancerin, si nekroza dhjamore, megjithatë është e rëndësishme që të bëni një kontroll tek mjeku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.