SHPËRNDAJE

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit (MSA), nga Kosova me Bashkimin Evropian, para dy viteve ka ndikuar në mbledhjen e të hyrave. Nga kjo marrëveshje, Kosova ka humbur miliona euro, por ka rritur eksportet. Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, MSA ka pasur ndikime në Buxhetin e Kosovës në shumë prej 46 milionë euro, por ka pasur ndikime pozitive në eksport të mallrave.

Se do të ketë ndikime në të hyra nga marrëveshja e MSA-së që kishte filluar të aplikohet më 1 prill të vitit 2016 kishte paralajmëruar edhe Banka Botërore, duke thënë se janë rreth 70 për qind të të hyrave nga Dogana, të cilat rrezikojnë të bien dhe ato të hyra duhet të kompensohen me të hyra brenda kufirit.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për Telegrafin se pavarësisht ndikimeve negative në mbledhjen e të hyrave, MSA ka rritur eksportet e Kosovës.

“Nuk mund të quhen humbje, por ndikimi i MSA-së gjatë vitit 2016 ka qenë 16 milionë euro, kurse në vitin e dytë rreth 30 milionë euro. Por, nëse shikohet rritja e eksportit, e cila ka rritje me mbi 30 për qind, atëherë mund të konkludohet se MSA ka favorizuar ekonominë e Kosovës”, tha Stavileci.

Sipas tij, eksportet dhe importet nga viti i parë i MSA-së krahasuar me atë të dytin kanë shënuar rritje.

“Në vitin e parë të MSA-së, viti 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së kanë qenë 50.6 milionë euro, deri sa në vitin e dytë eksportet me këto vende kanë qenë 75 milionë euro. Gjithashtu dhe importet kanë shënuar rritje. Importet nga vendet e BE-së për vitin 2016 ishin 1.1 miliard euro, kurse në vitin 2017 importet arritën në 1.3 miliard”, tha Stavileci.

Po ashtu, duke u referuar në të dhënat e Doganës, vendet ku ne dërgojmë më së shumti produkte janë Gjermania me vlerë prej 17 milionë eurosh, ndjekur nga Britania me 11 milionë euro, Austria me 10 milionë euro, Bullgaria me afër 9 milionë euro, Italia me 5.4 milionë euro dhe Danimarka me 3.5 milionë euro.

Kurse, udhëheqësja e Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli, tha për Telegrafin se Kosova me anë të kësaj marrëveshje ka marrë obligime në aspektin ekonomik.

NA SHKRUANI NË:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.