SHPËRNDAJE

Me gjithë pretendimin e të dy qeverive se ka pasur përparim, mbledhja e katërt e përbashkët që u mbajt në Korçë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duket si përsëritje e takimeve të mëparshme, të cilat nuk sollën një bilanc të qartë të arritjeve.

Dhe në takimin e katërt, qeveritë e dy vendeve sërish premtuan heqje të barrierave kufitare për tregtinë dhe për këtë nënshkruan 12 Marrëveshje, Memorandume e Protokolle. Që prej janarit të vitit 2014 kur u realizua takimi i parë në Prizren, numri i marrëveshjeve të nënshkruara në këto takime arriti në 43.

Është e paqartë se sa kanë ndikuar këto marrëveshje për të përmirësuar bilancin tregtar ndërmjet dy vendeve, ku sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nuk është vërejtur ndonjë ndryshim rrënjësor prej fillimit të takimeve.

Sipas të dhënave statistikore shkëmbimet mes dy vendeve mbeten minimale.

Raporti i fundi i Tregtisë së Jashtme, publikuar nga ASK për muajin dhjetor 2017, tregon një rritje të eksporteve kosovare në drejtim të Shqipërisë prej 0.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë verës nëse ne i vonojmë frutat nëpër dogana, ato mund të prishen shumë shpejt. Keq që akuzohen bizneset e Kosovës që po bëjnë probleme në aspektin e bashkëpunimit”, ka theksuar ai.

Eksportet kosovare në muajin dhjetor 2017, me të gjitha vendet, ishin 29.4 milionë euro, ndërsa importi 297.3 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është një rritje prej 20.2 për qind për eksport dhe 9.5 për qind për import.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.