SHPËRNDAJE

Në mbrëmjen e datës 13 shkurt, pasi ra terri, me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, u angazhuan forca të shumta policore dhe njësi speciale për të hequr flamurin kombëtar shqiptar, i cili është ngritur me leje të rregullt nga Komuna e Prishtinës.

Arsyeja pse dhanë urdhër të hiqet flamuri kombëtar shqiptar i ngritur me leje, është që të ngrihet flamuri zyrtar i Kosovës, tek i cili nuk gjen as historinë tonë në përmbajtje dhe as demokracinë plebishitare në aprovim. Nuk zëvendësohet flamuri i kuq me shkabën e zezë dykrenare në mes me flamurin që për kritere disenji kishte përjashtimin e të kuqes dhe të zezës.

Flamuri zyrtar i ka vendet e veta ku ngrihet siç parashikohet në ligj, po ashtu i ka vendet ku sipas protokollit ngrihet në raste festash. Por në asnjë ligj apo rregullore nuk parashikohet që të ngrihet flamuri zyrtar te rrethi “Idriz Seferi”, në hyrje të Prishtinës, as në përditshmëri e as në raste festash.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.