Ballina Jeta Kuptimi i fjales ” el-fikh “

Kuptimi i fjales ” el-fikh “

45
0
SHPËRNDAJE

Fjala el fikh ne aspektin gjuhesor eshte sinonim i fjales el-fehm qe do te thote:kuptim, e qe eshte per qellim kuptimi i librit te Allahut ,sunetit te Muhamedit salAllahu alejhi we selem,kuptimi i asaj qe nderlidhet me cilesine e zoterimit te Allahut(rububije), i asaj qe nderlidhet me cilesin e adhurimit te robit ndaj Tij(Uluhije) dhe nenshtrimi dhe pranimi i tij ndaj urdhrit te Allahut dhe ndalimit te tij.
Prandaj Imam Ebu Hanifja(Allahu e meshirofte) fikhun  e ndan ne dy pjese: fikhu i madh i cili eshte kuptimi i ceshtjeve te besimit sic jane,besimi ne Allahun,engjejt,librat,profetet,dites se gjykimit,caktimi te Allahut dhe fikhu terminologjik i cili ngerthen:dispozitat juridiko-praktike te marra nga argumentet e tyre te  detalizuara,sic jane:

-adhurimet sic jane:namazi,zeqati etj

-dispozitat

-sanksionet e caktuara dhe te pacaktuarat ,te cilat i cakton gjykatesi

-burimet financiare te shtetit sic jane: zeqati,tatimet dhe shpagimet

-marredheniet ndernjerezore sic jane:shitblerjet,agjensite,kompanite,spekulacionet

-marredheniet ndernjerezore me jomuslimanet sic eshte :thirrja ne fene islame,xhihadi,plackat e luftes,pajtimi,kontratat etj.
-dhe marredheniet mes musliamaneve te gjalle me te vdekurit e tyre sic jane:xhenazet,testamentet,dhe trashegimia.

Burimi: Ebu Hanife Numan bin Thabit prijesi i juristeve Islam nga Vehbi Sulejman Gavoci

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.