Ballina Bajrami Kur fillon e mbaron dhe si bëhet tekbiri i Teshrikut?

Kur fillon e mbaron dhe si bëhet tekbiri i Teshrikut?

23
0
SHPËRNDAJE

Nga namazi i sabahut, respektivisht nga mëngjesi i ditës së Arafatit, e deri në namazin e ikindisë të ditës së katërt të bajramit, gjithsej gjatë 23 kohëve, për haxhinjtë e për ata që nuk kanë shkuar në Haxh, për secilin mashkull e femër, pavarësisht sesi bëhet falja – me xhemat, apo vetëm, pas namazeve farz, sa po të japë selam është vaxhib të lexojë një herë tekbirin teshrik.

Pas namazit të xhenazes nuk lexohet. Pasi të dalësh nga xhamia dhe pasi të flasësh nuk duhet të lexohet.

Nëse imami e harron tekbirin, xhemati nuk e braktis. Meshkujt mund ta këndojnë me zë të lartë. Gratë e këndojnë ngadalë.

Tekbiri i Teshrikut bëhet në këtë mënyrë:

“ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER. LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VALL-LLAHU EKBER. ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHILHAMD”.

Përkthimi:
“Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Ai është më i Madhi. Ai është më i Madhi dhe Atij i takojnë falënderimet.”/freskirinore/breziiri


 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.