Ballina Jeta Kur pavetëdijshëm e bija përdoret si mjet

Kur pavetëdijshëm e bija përdoret si mjet

15
0
SHPËRNDAJE

image

E kishte pamundësuar një fejesë, vetëm pse kishte dëgjuar se gjyshi i djalit kishte vjedhur dikur shalqinj nëpër fushat e fshatit. Pas pak, të njëjtën vajzë e kërkojnë për djalë të një politikani, djalë ky i pasur, që trashëgonte një pasuri të paparrej të atit. Babai musteqak, pa iu bërë fare vonë, me kënaqësi e kishte dhënë vajzën, ngase gjyshi i këtij nuk kishte vjedhur asgjë në katund, ndërsa i gjori kishte harruar të pyet për pasurinë dhe të bëmat e të atit.

Mendjet e mpira kishin harruar se ai nuk kishte vjedhur shalqinj, por ia kishte vjedhur lumturinë një pjesës dërrmuese të popullit, kishte kultivuar lypësa nëpër rrugë e kishte ngrënë me qindra kilometra asfalt.

Këtë dukuri e kam vërejtur gjithandej; krenohen për miqësim me politikan të pasur, edhe pse po këta burra në sajë të ndonjë imtësie të parregullt pamundësojnë kurorëzimin e një çifti, vlefshmëri kjo vetëm për familjet jashtë politikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.