Ballina Bajrami Kurbani – Sakrifica

Kurbani – Sakrifica

20
0
SHPËRNDAJE

Kurban do të thotë: Prerja e një kafshe të veçantë me qëllim ( nijet ) afrimi tek Allahu i lartëmadhëruar në kohë të caktuar.

Kafsha e flijuar në emër të Allahut të lartmadhëruar është quajtur Kurban, që do të thotë ‘ afrim ‘ pra të afruarit e njeriut me Zotin.

Në gjuhën arabe poashtu njihet me emrin ’’ Et-tad’hijeh ’’ që do të thotë Sakrificë. Pra njeriu këtë kafshë e sakrifikon vetëm për Zotin e tij.

S’ka dyshim se në secilin besim dhurimi i Kurbanit – sakrificës – komentohet në përputhje me bazat e doktrinave të tyre. Por sido që të jetë këtë lloj të Adhurimit ndaj Zotit e njohën të gjitha fetë njerëzore, qofshin ato qiellore apo ideologjitë tokësore të cilat pastaj u quajtën fe tokësore.

Zanafilla e kurbanit fillon qysh prej kohës së njeriut të parë në këtë botë Ademit a.s. pikërisht kur dy bijtë e tij u zunë për një çështje dhe kur nuk u morën vesh atëherë vendosën që secili prej tyre të therrë kurban dhe cilit do ti pranohet atëherë ai do të fitojë në atë zënkë.

Allahu për këtë në Kur’an thotë: = Lexoju atyre ( o Muhamed ) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurban, nga të cilët njërit iu pranua, ndërsa tjetrit nuk iu pranua. Ai tha: Unë do të të mbys ty, E ai tha : Allahu pranon vetm prej të sinqertëve =. ( Kur’an – El- Maide : 27 )

Pastaj ngjarja shum e njohur e Pejgamberit Ibrahimit a.s. me të birin e tij Ismailin a.s. kur Zoti e urdhëroi të flijojë të birin e tij Ismailin. Kur’ani e përshkruan këtë ngjarje dhe thotë: = Zoti im më dhuro mua ( një fëmijë ) prej të mirëve! – Ne egëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë ( i sjellshëm ).

– Dhe kur arriti ai ( djali ) që së bashku me të ( me Ibrahimin ) të angazhohet në punë. Ai ( Ibrahimi ) tha: O djali im, unë kam parë ( jam urdhëruar ) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti? Ai tha: O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu prej të durueshmëve!

– E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe e përmbysi ate në fytyrë ( në ballë ) – Ne e thirrëm atë: O Ibrahim! – Ti tash e zbatove ëndërrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! – Vërtet kjo ishte një sprovë e qartë – Ne e shpaguam atë me një të therrur ( Kurban ) të rëndësishëm =. ( Kur’an , Es-safatë : 100 – 107 )

Idhujtaria gjithashtu e njohi me të madhe therrjen e kurbanit. Idhujtarët therrnin kafshë të ndryshme për kurban, në emër të idhujve të tyre me qëllim që të afrohen sa më tepër te ta, dhe të shpresojnë të mira prej tyre e të shmangin hidhërimin e idhujve ndaj tyre të cilët mund ti sjellin atyre dëm.

Me ardhjen e islamit kjo traditë gradualisht filloi të përfondojë, dhe me çlirimin e Mëkës, në tokat arabe përfundon edhe zyrtarisht idhujtaria.

Kurbani sipas fesë islame:

Islami nuk e ndaloi Kurbanin edhe pse përdorej për idhujtari dhe flijim dhe thrrje jo për Allahun, por caktoi rregulla se si duhet të bëhet ky lloj adhurimi dhe afrimi te Zoti.

Sipas islamit Kurbani duhet të prehet vetëm për Allahun dhe në emër të tij, kurse nga mishi i tij do të përfitojnë njerëzit, kurse ajo që arrin te Zoti prej Kurbanit është devotshmëria e besimtarëve dhe sakrifica e flijimi i tyre për Allahun.

Allahu në Kur’an thotë: = Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin devotshmëria juaj =

( Kur’an, El-haxh: 37 )

Dispozita e Kurbanit në islam është obligative për të gjithë ata që kanë mundësi materiale, dhe kjo bëhet ditëve të Bajramit të Kurbanit që vjen pas kryerjes së veprimeve të Haxhit. Në Kur’an Zoti e urdhëron Muhamedin a.s. dhe i thotë: = Ti falu për Zotin tënd dhe prej kurban =. ( Kaptina, El- Kewther : 2 )

Muhamedi a.s. transmetohet se edhe ai ka therrur Kurban dhe ka porositur muslimanët që edhe ata të therrin Kurban. Ai thotë: = Kush do që ka mundësi, e nuk therrë Kurban, le të mos i afrohet xhamisë sonë =.

Kafshët që prehen për Kur’ba janë: Devja , Lopa, Bullica, Delja, dhe Dhia. ( që të gjithat prej të dy gjinive ).

Kurbani therret ditën e parë të Bajramit, ditën e dytë dhe ditën e tretë deri para akshamit, po ashtu edhe natën e dyte dhe të tretë e këtyre ditëve.

Mishi i kurbanit sipas sunnetit të Muhamedit a.s. ndahet në tresh. Një e treta ndalet për vete, një e treta shpërndahet te të afërmit, kurse një e treta tjetër shpërndahet te të varfërit. Ky mish dallon për nga vlera kuptimore nga çdo mish tjetër, dhe ngrënia prej këtij mishi është sunnet që muslimani shpërblehet te Zoti kur e hanë atë.

Kafsha e cila therret për Kurban duhet të jetë e mirë e plotë dhe pa të meta sepse është, sepse është dhurata e njeriut për Zotin, andaj keni kujdes se çfarë po i dhuroni Zotit.

Dhe në fund – therrja e Kurbanit është një akt simbolik me të cilën muslimani, sikurse Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili a.s., trgojnë vendosmërinë e tyre që të dëgjohet Zoti i botëve dhe se në rrugën e Tij janë të gatshëm të flijojnë gjithçka që kërkon prej tyre Allahu i lartmadhëruar./freskirinore

Shkruan: Mr. Ragmi Destani

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.