SHPËRNDAJE

Performanca e policisë së Kosovës në arrestimin e Marko Gjuriqit është për t’u përshendetur, Por, nuk duhet të jetë parahyrje në zhvillime të reja që do të dëmtojnë sovranitetin e Kosovës.
Sikur çdo ditë Policia E Kosoves dhe shteti i Kosovës, të tregonin këtë përkushtim për Sundim të ligjit në veri, nuk do të kishte nevojë për dialog me Serbinë për serbët e Kosovës dhe as nuk do të kishim veri të ndarë.

Andaj, skena e sjelljes së Gjuriqit në Prishtinë, bashkë me skenat e arrestimit të tij në Mitrovicën e veriut, na tregojnë pak pamje të shtetit që duhet të kishim shumë vite më parë por nuk e patëm.

Me vigjilencë do t’i përcjellim zhvillimet në ditët dhe javët e ardhëshme.
Arrestimi sot, nuk do të duhej të ishte ngjarje e jashtëzakonshme, në të kundërten duhet të bëhet skenë e zakonshme e shtetit ligjor i cili mbron sovranitetin dhe rendin e ligjin shtetëror.

Pasi nuk është arrestim i jashtëzakonshëm, asgjë e jashtëzakonshme pas saj nuk duhet të ndodh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.