Ballina Islam Kush janë Turkmenët sirianë?

Kush janë Turkmenët sirianë?

42
0
SHPËRNDAJE

Brigadat Turkmene

Turkmenët u çuan kundër forcave të Essedit që në fillim të revolucionit në vitin 2011, me përkrahjen e Turqisë.

Turkmenët sirianë u bashkuan me grupacionet e tjera opozitare siriane të cilat i përkrah Perëndimi.

Turkmenët formuan grupe të shumta kryengritëse, duke përfshirë brigadat Siriane turkmene në vitin 2012, të cilët numëronin 10.000 pjesëtarë, njofton BBC.

Gjithashtu thekson se struktura e tyre luftarake është e dobët dhe kanë njësite të shumta në veri të Sirisë.

Brigada në provincën Latakia, Xhebel el-Turkmen, u formua në vitin 2013 dhe përbëhet nga 12 njësite të armatosura.

Një divizion tjetër bregdetar u formua këtë vit dhe bashkëpunon me Ushtrinë Çlirimtare siriane të cilën e përkrah Perëndimi.

Me sa duket, brigadat turkmene punojnë edhe me grupe të tjera opozitare në veri të Latakisë, duke përfshirë Nusrën, aleatët e Al Kaidës, dhe Ahrar el-Sham.

Kjo zonë ishte skena e luftimeve ndërmjet brigadave dhe ushtrisë siriane, forcat iraniane dhe Hezbollahu libanez, të cilat kanë mbështetje ajrore ruse.

Shami, Turqia, Rusia – Turkmenët luftojnë kundër DAESH-it, ndërsa kohëve të fundit janë objektiv i sulmeve ajrore ruse.

Rrëzimi i aeroplanit luftarak rus, pas së cilës pilotët qenë të detyruar të katapultojnë me parashuta në zonat malore siriane Turkmene, hodhi dritë të re mbi bashkësinë Turkmene të cilët jetojnë atje.

Është shpallur një incizim i kryengritësve turkmen të cilët qëndrojnë rreth një piloti, trupi i të cilit gjendet në tokë.

Turkmenët  në të vërtetë luftojnë kundër kryetarit Bashar el-Essed dhe Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (DAESH), ndërsa bashkëpunojnë me grupet opozitare të cilët i përkrah Perëndimi.

Ata janë turq etnik të cilët jetojnë në zonën Siriane, Irak dhe Iran që nga shek. XI. Kryesisht të koncentruar në veri, zonën malore Turkmene në Latakia pranë kufirit me Turqinë, si dhe në Halep, Idlib, Homs dhe zonën e Damaskut. Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e tyre, por vlerësohet se ka në mes 1.5 dhe 3.5 milion. Nën sundimin e Bashar el-Essedit në Siri, Turkmenëve u qe ndaluar të publikojnë apo shkruajnë në gjuhën turke, thekson BBC. Qeveria nuk i njihte ata si një pakicë, ndërsa sipas agjencive, regjimi nganjëherë i ka konsideruar se punojnë për të mirën e Turqisë. Viteve të fundit, mijëra civilë nga zona e Latakisë kanë ikur përtej kufirit në Turqi për shkak të sulmeve ajrore ruse, edhe pse turkmenët luftojnë kundër DAESH-it, njofton Telegraph. 5000 nga ata kanë mbërritur në kampin e refugjatëve në Arfa, në anën kufitare siriane.

Bashkësia Ndërkombëtare këtë vit shpalli që turkmenët dhe grupet e tjera të vogla janë objektiv i DAESH-it, mbi të cilët ndoshta është kryer gjenocid.

 Burimi: Al Jazeera

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.