Ballina Jeta Llojet e kontratave

Llojet e kontratave

980
0
SHPËRNDAJE

Llojet e kontratave, (1)

Nëse kontratën e shikojmë nga aspekti i sistemimit nga ligjdhënësi, atëherë kontratat mund të jenë:
Kontrata e emëruar (Ukudu el musemma) është ajo kontratë që është e paraparë dhe e rregulluar shprehimisht nga ligjdhënësi përmes dispozitës ligjore dhe i ka venduar emër të veçantë, siç është kontrata e shitblerjes, kontrata e qirasë, kontrata e këmbimit, etj.

Kontrata e pa emëruar (ukud gajru musemma) është ajo kontratë që ligjdhënës nuk ka rregulluar shprehimisht e as që i ka venduar emër, siç është kontrata e ekspozimit, kontrata e botuesit me autorin, kontrata për angazhime hotelerie etj. Këto lloje të kontratave arrihen duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuese.

2* Nëse kontratat i shikojmë nga prizmi i kushteve të domosdoshme që patjetër duhet plotësuar për lidhjen e kontratës, të drejtat dhe detyrimet që dalin nga palët kontraktuese, atëherë kontrata ndahet në:

Kontratë konsensuale (ukud ridaije), e që është kontrata e cila lidhet në mbështetje të vullnetit dhe dëshirës nga dy palët kontraktuese, dhe

Kontratë formale (ukud sheklije) janë kontratat të cilat krahas vullnetit të dy palëve kontraktuese, ajo kontratë për lidhjen dhe vlefshmërinë e saj, me ligj është përcaktuar edhe forma e sajë, pra duhet patjetër të bëhet në formë të veçantë, që nënkupton se për lidhjen e kësaj kontrate nuk mjafton vetëm vullneti i palëve kontraktuese, por forma është element konstituiv i kësaj kontrate.

3* Llojet e kontratave (3).

Nëse kontratën e kundrojmë nga aspekti i detyrimeve që dalin nga palët kontraktuese, atëherë kontrata mund të jetë:

Kontratë detyruese e njëanshme, (unilaterale) janë ato kontrata nga të cilat dalin detyra vetëm për njërën palë kontraktuese, ngase vetëm njëra palë bëhet debitor. Si kontrata të njëanshme detyruese (unilaterale) janë, kontrata mbi dhuratën, kontrata e huas etj.

Kontratë detyruese e dyanshme, (bilaterale) janë ato kontrata që formon të drejta dhe obligime për të dy palët kontraktuese. Kontrata të tille janë kontrata e shitblerjes, kontrata e qirasë, kontrata mbi veprën, kontrata e ortakërisë etj.
(Vijon)…

Jusuf Zimeri

© 2015, FRESKIRINORE. All rights reserved.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.