Ballina Jeta Lutja e NËNËS që solli gjykatësin në shtëpi

Lutja e NËNËS që solli gjykatësin në shtëpi

35
0
SHPËRNDAJE

Një natë, gjatë kohës sa shërbeja gjykatës në Sham (Siri), u mblodhëm së bashku me disa kolegë në shtëpinë e një miku. 
Për një moment ndiva vështirësi në frymëmarrje e shtrëngim të gjoksit, sakaq kërkova leje nga kolegët që të shkoj në shtëpi. Ata insistuan që të rrija me ta, dhe, meqë nuk mundesha të rri, ju thash se dua të dal jashtë e të eci pak që të thith pak ajër të pastër.
Duke ecur i vetëm në errësirën e natës, dëgjova ca të dënesura e klithma që vinin përtej një bregu!
Me tu afruar, pashë një grua të mjerë; që dukej nga pamja, e përvëluar qante dhe i lutej Allahut të Lartësuar.
Shkova pranë saj dhe e pyeta: pse qan oj motër?
Ashtu në vaj ma ktheu: bashkëshorti im është mizor dhe shumë i vrazhdë, më shkurorëzoi, më largoi nga shtëpia, mi mori fëmijët dhe u betua se nuk kam për t’i parrë kurrë ata, ndërsa unë s’kam njeri të afërt, dhe as vend ku të shkoj.
Unë i thashë: pse nuk ngre padi kundër tij tek gjykatësi?
Ajo filloi të qajë edhe më shumë, dhe ma ktheu: një ngrua si unë; në gjendjen që jam, s’i mund të arrij tek gjykatësi?!
Hoxha duke qarë vazhdoi: kjo grua mendonte kështu, e nuk e dinte se Allahu i Lartësuar ia solli gjykatësin (ka për qëllim vetveten) pranë vetës në atë natë të errët, në atë vend “pa shpresë”.
I Lartësuar është Allahu, i Cili e urdhëroi atë që të dal në natën e errët dhe të shkoj pranë saj për ta pyetur për hallin që ka!!! 
Çfarë lutje bëri ajo grua e gjorë, që t’i vinte përgjigja e Allahut kaq shpejt dhe në këtë mënyrë?!
O ti që mendon se të ka kapluar mjerimi, e t’u është errësuar jeta, mjafton të ngrehësh duart drejt qiellit, dhe mos thuaj: si do të më largohet mjerimi, por lutju sinqerisht Atij që e dëgjon edhe zvarritjen e milingonës.
Binduni se diçka e mirë ju pret pas durimit që bëni…
Allahu nuk të sprovon me diçka, vetëm se ajo është në të mirën tënde… edhe nëse ti mund të mendosh të kundërtën… pra, pushoje zemrën tënde…
Sikur mos të ishte sprova, Jusufi (paqja e Allahut qoftë mbi të) do të jetonte i përkëdhelur në prehër të atit, por vetëm pas sprovës ai u bë sundues në Egjipt…
A edhe pas kësaj ndien ngushtim shpirtëror …?
Binduni se pas durimit diçka ju pret, që tua shndrit jetën, e tua harroj zjarrin e vuajtjeve.
(Autori i tregimit: Ali et-Tantavij)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.