Ballina Hajj Lutja nga lartësitë e Kodrës Nurë – Xhebeli Nurë

Lutja nga lartësitë e Kodrës Nurë – Xhebeli Nurë

33
0
SHPËRNDAJE

Besimtarët musliman me dashuri për ta vizituar vendin ku filloi shpallja e Kuranit gjatë ditës janë ngjitur në malin Xhebel un-Nur (malin e dritës), pesë kilometra nga Meka, vend në të cilin Muhamedi a.s vizitonte cdo ditë para se të fillon zbritja e Kuranit.

Ndërkohë që deri në festën e Kurban bajramit kanë mbetur edhe disa ditë, miliona besimtarë musliman mblidhen në qytetin e Mekës dhe në vende të tjera në perëndim të Arabisë Saudite për të përmbushur udhëtimin e shenjtë – haxhin.

Para ditës së Arefatit, haxhinjët vizitojnë vendet e shenjta dhe ato historike në Mekë, siç është edhe shpella Hira, vendi ku vetmohej profeti Muhamed a.s dhe ku iu shpallën ajetet e para të Kur’anit.

Nga Mali i Dritës besimtarët kanë mundësi të shijojnë pamjet e bukura të qytetit të Mekës.

Ky mal rrëfen historinë e Profetit a.s, mesazhi i përjetshëm i të cilit nisi pikërisht nga shpella e Hirës, vend ku në vitin 610 i’u drejtua meleku Xhibril me ajetet e para të Kur’anit: “Lexo, në emër të Zotit, i cili ka krijuar çdo gjë, që krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur, Lexo! se Zoti yt eshte Bujarë, i Cili mësoi njeriun të përdorë penën./Mesazhi/Freskirinore

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.