SHPËRNDAJE

Një mbret kishte një kalë të bardhë të cilin e donte shumë.

Një ditë u tha vartësve ti tij:
– Atij, që më sjell lajmin e vdekjes së këtij kali të bardhë do t’i fluturojë koka, prandaj bëni shumë kujdes, sepse këtë kalë e dua si sytë e ballit.
Një ditë, si çdo gjallese tjetër edhe kalit i erdhi koha e vdekjes. Por, askush nuk guxonte të lajmëronte mbretin për vdekjen e kalit. Më në fund kryenallbani çohet në këmbë dhe vendos të shkojë të lajmërojë mbretin për vdekjen e kalit.

Kryenallbani, pasi del në audiencë të mbretit, i thotë:
– Shkëlqesi! Kali juaj i bardhë është shtrirë, ka mbyllur sytë, është fryrë dhe nuk merr frymë fare.
Mbreti i thotë:
– Thuaj që kali ka vdekur.
Kryenallbani:

– Shkëlqesi! Ka vdekur po thoni ju, jo unë.
Në këtë mënyrë kryenallbani shpëtoi veten nga vdekja e sigurt.

Duhet të kemi kujdes, sepse mënyra se si flasim ndryshon shumë gjëra.

NA SHKRUANI NË:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here