Ballina Familja Me disa shpirtëra që vlerësojnë dashurinë tënde..(FOTO EKSKLUZIVE FRESKIRINORE)

Me disa shpirtëra që vlerësojnë dashurinë tënde..(FOTO EKSKLUZIVE FRESKIRINORE)

49
0
SHPËRNDAJE

Ç’fatkeqësi!

Fillimisht më dukej fat e mirësi prania e tyre, kushedi sa herë kisha një zbrazëtirë thellë brenda vetës, por, meqë ndihesha i matur dhe i pathyer mbijetoja disi.

Miku im, unë bëra çmos për të, për ta, por edhe për çdokënd bëra çmos. Epo, shpeshherë nga betejat e jetës kthehesh duarthatë e veç asaj kthehesh si pashpirt.

Vërtitem ende, duke hudhur krahëve xhaketën e përditshmërisë e duke ikur nga problemet. Mendoja se ëndrrat që nuk u shihej drita në horizont duke ikur mund ti shihja të mbërthyera me shpresë.

Para se të dilnin ata nga vetja, ishin të mrekullueshëm, aq të mahnitshëm, kaq besnik e aq të moralshëm. Me ta ishim një, njëzëri krijonim filarmoninë e suksesit, por..i zbehtë kujtimi për ta, e të zbehta ndjenjat e dashurisë ndaj tyre.

Në mundsinë e parë njeriu shfaqet me një fytyrë të dytë. Tashmë disa njerëz ose janë të pafytyre ose janë dyfytyrësh.

Ti ke mbetur i zakonshëm ndonëse ishe dikur i jashtëzakonshëm.

I zakonshëm sepse të shpallën të tillë. Çfarë të bësh o njeri, të tjerët po dijnë të jetojnë e ti di veç të lendohesh.

 

Duhet të mbështetesh diku, i mbushur vrer, me një zbrazëtirë të madhe brenda shpirtit e me këmbët në tokë e duke parë nga larg sesi njerëzit që i do ikin, humbet në mendime. Njerëzit që betoheshin që nuk do largohen kurrë sapo kanë paguar biletën njëdrejtimëshe.

Shih sesi ëndrra jote bie përtokë e bashkë me të edhe ato pak ndjenja dhembushie për të mirët. Përpjekjet e tua të panumërta mënjanohen sikur të kishin qenë të neveritshme.

Filloi përsëri shiu, asgjëkund nuk ke për të shkuar, askund nuk për t’u fshehur. Atë çfarë ke brenda ke për ta larë këtu në shi.

Ndoshta ishe i verbër pas një të fshehte ose shpërfillje të vërtetën.

 

”Një boshllëk i madh kaploi shpirtin e vuajtur,

së nga kjo jetë nuk shijoi nektarin e dashurisë.

Vras mendjen përse kaq të përbuzur duhet të jenë,

përse jemi kaq mizor, të pashpirtë ?”

 


Përparim BLAKAJ

Prishtinë, 01.03.2017

 

Në foto:

Me disa shpirtëra që vlerësojnë dashurinë tënde…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.