Ballina Bajrami Mesazhi i bamirësisë për të pasurit në Kurban Bajramin

Mesazhi i bamirësisë për të pasurit në Kurban Bajramin

16
0
SHPËRNDAJE

Qëllimi final i festave në fenë Islame është futja e gëzimit dhe lumturisë në zemrat e besimtarëve qofshin burra apo gra apo fëmijë.

Në këto kohë, nuk është vetëm ky qëllimi; Por: për të kontribuar me bamirësi në shoqërinë Islame,, saqë bamirësia duhet të bëhet çështje e përgjithshme e shoqërisë, sipas urdhëresës së Pejgamberit Muhamedit a.s. drejtuar të pasurve që të fusin gëzimin dhe lumturinë në zemrat e atyre që kanë nevojë në këto dita. dhe që t’ia shmangin atyre nënshtrimin me lypje dhe paraqitje të nevojave të tyre.

Sikur që ishte në Fitër Bajram dhënia e Vitrave për të ndihmuar nevojtarët, ashtu është edhe nevoja e këtij Bajrami që të ndihmohen nevojtarët, jo vetë me mishin e Kurbanit, por edhe me gjësende të tjera që i paraprijnë festës së Bajramit; si përgatitja e sofrës së tyre, veshja e fëmijëve të tyre, dhe nevojat elementarë që duhet ti ketë një familje për pritjen e një feste.

wpid-img_136066880603169.jpeg

Nëse nevojtarët kanë të drejtë të lypin në të gjitha ditët e vitit,,, në ditët e festave ata nuk duhet ta bëjnë këtë sepse është obligim i të pasurve që t’i hulumtojnë ata që kanë nevojë dhe tu ndihmojnë, e jo të ikin prej tyre apo të bëhen se nuk kanë dijeni për ata.

Të pasurit le ta dijnë se pasurinë që e posedojnë është dhuntia e Zotit, që të menaxhojnë me të në jetën e tyre, por edhe të kujdesen për ata që kanë nevojë.

Zoti me pas dashtë ju kish dhënë edhe atyre, por ju ka caktur juve, që ta bëni këtë, atëherë mos e dëshproni Zotin me mendimin pozitiv që ka për ju.

Dijeni se Muhamedi a.s. thotë: “Nuk harxhohet pakësohet nëse jep sadakë”. Pasuria kur jipet prej saj, ajo vetëm shtohet dhe ruhet nga ana e Zotit.

O të pasur, e keni obligim Zekatin që është hak i fukarasë. Nëse një të pasuri ia ham hakun sa është mëkat i madh,,, po çfarë nëse ia hamë hakun një të varfëri, e ju këtë e bëni nëse nuk e jepni zekatin.  Dijeni se Allahu, Pejgamberi i tij dhe besimtarët e përcjellin punën tuaj, gjithashtu edhe melaqet.

wpid-img_136066880603169.jpegGjendja ekonomike çdo ditë po vështirësohet, numri i nevojtarëve çdo ditë po shtohet,,, atëherë; Bëhuni kontribues për bamirësi, në veçanti në këto dita, Allahu ua shton pasurinë tuaj, ua ruan atë, ju ruan nga sëmundjet dhe fatkeqësitë, i ruan familjet dhe fëmijët tuaj, sepse lutja e nevojtarit shumë ka peshë te Zoti. Më së paku që e thonë ata për ju Është: Zoti ju ruajtë.

Bëhuni pjes e këtyre vlerave dhe lutjeve që të keni dobi të gjthëanshme në këtë botë dhe të fitoni kënaqësinë e Zotit dhe xhenetin në botën tjetër./freskirinore

Ragmi  Destani

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.