Ballina Hajj Miniseminar në lidhje me njoftimin e kandidatëve të rinj për kryerjen e...

Miniseminar në lidhje me njoftimin e kandidatëve të rinj për kryerjen e Haxhit të vitit 2017/1438h, organizoi Muftinia e BFI-Gostivar / foto/

14
0
SHPËRNDAJE

Sot me datë 22.08.2017 (dita e martë), Muftinia e BFI-Gostivar, organizoi një miniseminar në lidhje me njoftimin e kandidatëve të rinj për kryerjen e Haxhit të vitit 2017/1438h.Në këtë takim morën pjesë kreu më i lartë i MBFI në Gostivar në krye me Muftiun Hfz.Shaqir ef FETAHU dhe stafi i tij, hoxhallarët udhëheqës nga teritori i Gostivarit,mjekët udhëheqës për në Haxh si dhe 205 Haxhinjtë e rinj.

Programi filloi me leximin e Kur’ anit Famëlartë nga Hfz.Muhamed ef.Hebibi-udhëheqës për në Haxh. Në këtë takim u bisedua rreth mënyrës së kryerjes së haxhxhit,rregullave dhe dispozitave të tij që u prezentuan nëpërmjet një filmi dokumentar të përgatitur nga H.Afet ef Beadini-Imam në xhaminë Hamza të fsh.Dobridoll.
Në vazhdim të këtij programi,fjalën e rastit e kishte Muftiu i Muftinisë së BFI-Gostivar, Hfz.Shaqir ef FETAHU i cili tregoi mbi vlerën dhe rëndësinë e Haxhit, e mbi të gjitha për emocionet që i përshkojnë Haxhinjtë e rinj nga këtu e më tej.Më pas fjalën e kishin mjeku Dr.Nafi Rushiti dhe mjekesha Dr.Muzaferka Rexhepi që bënë një sqarim mjekësor për Haxhinjtë që do të udhëtojnë për në vendet e shenjta me të gjitha specifikat e atjeshme.Gjithashtu u sqarua për kohën e udhëtimit si dhe mënyren e përcjelljes së haxhinjve që një grup prej 35 vetash do të udhëtojnë me 25 gusht (dita e premte)në ora 19:40 nga Shkupi për në Xhedda,kurse grupi i dytë i haxhinjve do të udhëtojnë me 26 gusht në ora 12:00 (në drekë) nga Shkupi për në Xhedda.
Vlen të theksojmë se Muftinia ë BFI-Gostivar, këtë vit ka një numër total të haxhinjve së bashku me ekipin mjekësor dhe fetar prej 216 personave , shkruan Muftinia e BFI-Gostivar, përcjellë freskirinore./FRESKIRINORE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.