Ballina Freski Mitrovicë, shqetësime për ndërtime mbi varrezat

Mitrovicë, shqetësime për ndërtime mbi varrezat

44
0
SHPËRNDAJE

varrezKryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KLMDNJ), në Mitrovicë, Halit Barani, ka deklaruar se në Mitrovicë, ai personalisht i ka rrethuar me shirita vendet që është dyshuar se ka varreza masive.

“Pas një kohe i kanë larguar shiritat dhe kanë ngritur objekte të ndryshme në vendet ky është dyshuar se ka varreza masive, madje në njërin prej objekteve që është ndërtuar kemi gjetur një kafkë dhe kocka të tre trupave te pajetë dhe i kemi sugjeruar pronarit të objektit që ta ndërpres punën”, tha ai.

Barani thekson se edhe te hekurudha e qytetit të Mitrovicës dyshohet se ka trupa të shqiptarëve të vrarë në luftë, por sipas tij, në atë vend është ngritur një pompe e benzinës, madje edhe një fushë futbolli.

“Shumë herë i kemi ngritur kërkesat dhe shqetësimet tona për të vazhduar me gjurmimin e të gjitha lokacioneve ku dyshohet se ka varreza masive. Madje kërkesat tona ia kemi dorëzuar asokohe edhe kryeadministratorit, Bernard Kouchner”, tha ai.

Sipas tij, të martën në vendin ku ka qenë ish tregu i bagëtive ekipet e mjekësisë ligjore të EULEX-it kanë gjurmuar me dyshimin se bëhet fjalë për varrezë masive.

“Gjurmimi ka filluar dhe është hap një kanal në formë të shkronjës L , mirëpo shumë shpejt ekipet e EULEX-it, e kanë ndërpre punën. Unë ju kam tërhequr vërejtjen se kjo nuk është gjurmim por është më shumë një lojë. Kur janë në pyetje shqiptarët gjurmohet vetëm sipërfaqësisht, përderisa gjurmimet në vendet ku është dyshuar që ka varreza masive serbe janë trajtuar shumë me seriozisht dhe në detaje”, tha Barani.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se ende nuk kanë të dhëna të sakta se sa është numri i varrezave masive në Kosovë.

Sipas tij, rajoni i Mitrovicës është rajoni në të cilin dyshohet se ka më së shumti varreza masive.

“Është e vështirë të flitet pa u bërë gërmimet për ndonjë numër të saktë. Në komplekset e varrezave, si varrezë masive janë të njohura: Rakoshi nga masakra në Burgun e Dubravës, Korisha dhe Dragodani në Prishtinë etj”, ka deklaruar Gjetaj./mesazhi

Freskirinore.com

©FR 2013

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.