SHPËRNDAJE

Një staf i tërë mjekësor deri tek drejtuesi i spitalit është pezulluar nga puna në Nairobi të Kenias, pasi operuan në tru pacientin e gabuar.

Sipas asaj që shkruan BBC, një pacient duhet t’i nënshtrohej ndërhyrjes për pasi kishte pësuar mpiksje gjaku në tru, ndërsa tjetri duhej t’i nënshtrohej një trajtimi për ënjtje.

Por një ngatërrim i etiketave identifikuese të pacientëve, çoi në operimin e personit të gabuar.

Mjekët e kuptuan gabimin e rëndë vetëm disa orë pasi ndodheshin në sallë të operacionit, kur sigurisht nuk arritën të gjenin mpiksjen e gjakut.

Pacienti në fjalë ndodhet i shtruar në spital, nën kujdes mjekësor, ndërsa për rastin ka nisur një hetim.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë të shumtë ata që janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.