Ballina Jeta  Mos i djegni siperfaqet e korrura me grurë

 Mos i djegni siperfaqet e korrura me grurë

28
0
SHPËRNDAJE

Këto ditë nga terreni jemi njoftuar për djegien e hamulloreve (siperfaqeve të kurrora me grurë) e të cilat në disa raste kanë shkaktuar edhe dëme anësore tek kultura tjera bujqësore, ose kanë rrezikuar pyjet. Ne falenderojmë organet kompetente që kanë reaguar dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë, për të mos pasur pasoja edhe më të mëdha.

Dëshirojmë të ju bejmë edhe një herë thirrje të gjithë fermerëve që mos të djegin këto siperfaqe, sepse vetëm dëme do të ketë. E para, me këtë djegie, shkatërrohen mikro-organizmat që janë në shtresen siperfaqësore të tokës, e që janë shumë të dobishme për bujqësinë, për bimet në përgjithësi. Po ashtu me djegie ne humbim rastin që ta mbushim tokën me pleh, pasi kashta e mbetur, me një levrim të cekët, aq sa e vendos nën dhe kashtën e mbetur, shndërrohet në pleh dhe kështu sjell të mira në mbjelljet e ardhshme.
Po ashtu me veprime të tilla ne rrezikojmë të dëmtojnë ambinetin dhe kulturat e tjera afer siperfaqeve të mbjellura, qoftë pemishteve, por edhe pyjet.

® Mos i bëj vetëm ‘LIKE’ këtij postimi por SHPËRNDAJE pasi dikush mund të ketë nevojë ta lexoje sot!

Të gjitha të drejtat e rezervuara © freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.