SHPËRNDAJE

Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s, do të takohet në një mbledhje të jashtëzakonshme për të biseduar rreth sulmeve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj regjimit të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i NATO-s në deklaratën për AA tha se, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s sot do të mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm në selinë e NATO-s në Bruksel dhe se aleatët do të diskutojnë në lidhje me sulmet ndaj regjimit të Asadit.

Përfaqësuesit e Britanisë, Francës dhe SHBA-ve në këshill do t’i informojnë aleatët e tjerë në lidhje me sulmet ndaj Sirisë.

Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s do të mblidhet nën kryesimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të përhershëm të 29 shteteve anëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here