Ballina Kuriozitete Ndodh në Durrës më e bukura, nisin reshjet e para të borës...

Ndodh në Durrës më e bukura, nisin reshjet e para të borës pas 7 vitesh

13
0
SHPËRNDAJE

Sapo kanë nisur rreshjet e para të borës në qytetin bregdetar të Durrësit. Temperaturat e ulëta si rrallë ndonjëherë kanë bërë që durrsakët ti gëzohen reshjeve të borës pas 7 vitesh. Ndonëse në Veri e Jug reshjet kanë shkaktuar probleme duke bllokuar rrugë e fshatra, durrsakët po i gëzohen këtij fenomeni dhe shpresojnë që bora të ketë ngjitur deri nesër. Emergjencat Civile më herët paralajmëruan se temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë, ndërsa reshjet e dëborës do të zbresin deri në lartësinë 200 metra dhe mundet të prekin edhe zonën bregdet.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi sot se aktualisht 1/3 e vendit është e zbardhur. Ai bëri me dije se situata në vend po monitorohet, ndërsa nuk ka raste të rënda dhe se akset në gjithë vendin janë të kalueshme me zinxhirë. Prençi paralajmëroi se, “në tre ditët e ardhshme do të ketë ulje të temperaturave deri në – 20 gradë, ku edhe Shqipëria e mesme do të ketë ngricë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.