Ballina Islam Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional “Mirë se erdhe o ResulAll-llah”

Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional “Mirë se erdhe o ResulAll-llah”

17
0
SHPËRNDAJE

Me manifestimin “Mirë se erdhe o ResulAll-llah” janë përmbyllur aktivitetet e Javës së ditëlindjes së Muhamedit a.s, të organizuar nga Muftinia e Gostivarit. Kryetari i BFI-së në Gostivarit, Shaqir ef Fetahu, i cili me këtë rast vuri theksin në përkujtimin e jetës dhe veprës së Profetit më të Madh të njerëzimit. “Vëllezër të dashur besimtarë, ne sonte jemi tubuar të përkujtojmë këtë personalitet të madh të dërguarin Muhamed a.s.v. që edhe më fuqishëm ta kemi në zemrat tona në të menduarit tonë dhe në të praktikuarit tonë, me qëllim që të hapim rrugët më të fuqishme drejt jetës më të lumtur në realizimin e parimeve të kuranit famëlartë. Vëllezër të dashur, nëna dhe motra ju falemderës shumë juve të gjithëve që ja dhatë shijen kryesore këtij tubimi madhështor”, u shpreh Fetahu.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, reis ul ulema Sulejma ef. Rexhepi, mes tjerash tha se: “Të pranosh se në Islam ka radikalizëm, se në Islam ka terrorizëm kjo është një fatkeqësi, kjo është çmendur dhe është atak mbi fenë Islame. Andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm, mos të bëhemi shkaktar ne si individ dhe si popull që të akuzohet Islami dhe të identifikohet Islame me sjellje brutale, çnjerëzore dhe mbi të gjitha anti-Islame dhe anti-njerëzore”.

Në prezencë të përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe qendror, subjekteve politike si dhe shumë mysafirëve të tjerë, ndër të cilët edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, myftiu i Ankarasë, Mefail Hizlis si dhe myftiu i Tiranës Ylli Gurra, u prezantua një program i bujshëm artistik, ku të pranishëm ishin edhe artistit Reshat Arbana, si dhe imam Riza Gynaj nga Turqia.

Ky manifestim për herë të 12 u organizua nga Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar. Spnonzorë gjeneral i manifestimit ishin Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Vrapçishtit. Radio Vala mori falenderim publik për angazhimin e dhënë ndërvite me radhë për njoftimin e opinionit me rrjedhën e manifestimit në fjalë. (Radio Vala)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.