SHPËRNDAJE

Hajdin Thaçi, drejtor i ORL’së në QKUK, ka treguar se gjatë ditës së sotme kanë pasur një rast të veçantë për intervenim.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka treguar se është kryer një operacion i suksesshëm ndaj një fëmije 16 muajsh të cilit i është nxjerrë një kokërr fasuleje nga bronku i djathtë.

“Sot në Kliniken e ORL’së u shpëtua jeta e fëmijës 16 muajsh i cili kishte aspiruar kokrrën e fasules në bronkun e djathtë, veprim ky që kishte bllokuar në tërësi mushkërinë e djathte”, ka shkruar Thaçi.

Tutje, ai ka sqaruar se fëmija tanimë është në gjendje të mirë pas intervenimit kirurgjik.Drejtori i ORL’së ka postuar edhe fotografi të stafit të QKUK që realizuan ndërhyrjen e komplikuar, sikurse edhe të fëmijës së shpëtuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.