SHPËRNDAJE

“Një ditë të bukur, një çift do të martohej dhe gjatë kohës që nusen po e çonte i vëllai me makinë për në kurorëzim, dhëndri e telefonoi dhe i tha se kishte ndryshuar mendim. Nuk donte të martohej me të…

E kishte bërë të dashurohej pas tij dhe po e linte. Vajza ndihej e shkatërruar. I tha vëllait ta kthente në shtëpi dhe u mbyll në dhomën e saj me lot në sy. Ajo tentoi vetëvrasjen duke pirë shumë barna, por fatmirësisht vëllai e kuptoi gjendjen e saj dhe e çoi në kohë në spital. Ajo shpëtoi…”

Kur ngjarje të tilla ndodhin në jetën tonë, na duket sikur gjithçka rreth nesh po shkatërrohet. Si në rastin kur dikush na lë, si në rastin kur ndahemi për pak kohë, si në rastin kur dikush na braktis në altar, dhimbja na e pushton gjithë qenien tonë. Pyesim veten se ku kemi gabuar, ku ishte problemi që gjërat nuk funksionuan, pse na ndodhi pikërisht neve diçka e tillë. E keqja më e madhe është se për secilën nga këto pyetje, nuk gjejmë dot përgjigje. Mendohemi, por çdo pyetje e jona mbetet në fund një mundim më tepër për veten tonë.

Por mendoni diçka mjaft të rëndësishme. Në momentin kur ndaheni prej dikujt që realisht nuk ju do mjaftueshëm (nëse do t’ju donte, do ta gjenit bashkë mënyrën ta çonit përpara lidhjen tuaj), ju realisht e shpëtoni veten nga një dhimbje e përjetshme.

Imagjinoni sikur do të jetoni gjithë jetën me dikë. Nga jashtë ju do të dukeni si një çift perfekt, por nga brenda ata nuk do të ndihen të lumtur me ju, nuk do të ndihen të sigurt se janë shpirti juaj binjak.

Imagjinoni sikur brenda mendjes së tyre nuk kalon aspak mendimi, se çfarë duhet të bëjnë për ta çuar përpara lidhjen me ju.

Imagjinoni pak sikur do ta kalonit jetën tuaj me dikë që donte t’ju braktiste, por nuk e bëri, dhe që në çdo moment do të ishte duke u menduar se si do të ishte jeta e tij/saj, nëse do e bënte atë gjë.

Bindeni veten se edhe në gjendjen tuaj më të mirë, për personin e gabuar ju nuk do të jeni asnjëherë mjaftueshëm. Ndërsa, edhe në gjendjen tuaj më të keqe, për personin e duhur do të jeni më shumë se mjaftueshëm. Ata përherë do t’ju kujtojnë vlerat tuaja. Tashmë të mbetet ty në dorë të zgjedhësh se çfarë mendon se meriton në jetë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.