Ballina Kosovë Nëse nuk ratifikohet Demarkacioni edhe këtë muaj, Kosova mbetet pa viza deri...

Nëse nuk ratifikohet Demarkacioni edhe këtë muaj, Kosova mbetet pa viza deri në vitin 2020

65
0
SHPËRNDAJE
demerkacion_ilustrim *Imazhet mund të jenë objekt i të drejtave të autorit FRESKIRINORE.COM

Ekspertët e integrimit evropian alarmojnë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton Demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij muaji, atëherë vendi duhet të presë deri në vitin 2020 për liberalizim të vizave me BE-në, pasi në vitin tjetër mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Pas zvarritjes së vazhdueshme që po i bëhet Marrëveshjes së Demarkacionit, ekspertët e integrimit evropian kanë paralajmëruar se Kosova mund ta humbasë afatin e fundit për këtë vit lidhur me liberalizimin e vizave.

Sipas tyre, po qe se ky kusht (ratifikimi i Demarkacionit) nuk përfundon këtë muaj Kosovës mund t’i kushtojë edhe me dy vjet e gjysmë mungesë të vizave, shkruan tutje “Zëri”.

E megjithëse ata pohojnë se institucionet e Kosovës janë vonuar tejet shumë në këtë drejtim, kanë njoftuar se nëse Demarkacioni përmbyllet javën që vjen ekziston mundësia që deri në fund të vitit të arrihet liberalizimi.

Mirëpo, ky proces nuk përmbyllet menjëherë pas ratifikimit të Demarkacionit.

Përkundrazi, duhet plotësuar edhe kushti tjetër – luftimi i krimit e i korrupsionit i vendosur tashmë nga BE-ja. Me këtë rast, ekspertët kanë bërë të ditur se për të shkuar deri te heqja e vizave duhet kaluar nëpër disa procedura, të cilat kalojnë nëpër Komisionin Evropian, në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave të BE-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.