SHPËRNDAJE

Global Arena është emri i stadiumit të futbollit në fshatin Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit që është një investim i haxhi Muhamed Tahirit pronar i kompanisë GLOBAL IMMOBILIEN me seli në Zvicër.

E gjithë kjo punë bëhet për klubin e futbollit BESA, që është simbol i rinisë dhe sportit – shprehet investitori Muhamed Tahiri.

Kontributi i tij për klubin Besa ka qenë që nga fillimi, kur edhe u riaktivizua klubi edhe atë para 4 viteve!

Kontributin e vet për ti dhënë pamje të bukur këtij impianti sportiv e japin edhe piktorët e njohur nga fshati Dobërdoll, të cilët në pjesën e jashtme të murit kanë pikturuar figura të njohura të futbollit si MOhamed SALAH, MESSI , CANA, RONALDO por edhe simbolin e Tifozëve KUQ E ZI!

Hapja solemne e stadiumit Global ARENA do të behet nesër, ku është e paraparë të luhet ndonjë ndeshje reviale, ku janë të ftuar mysafir special duke filluar nga FFM dhe njerez të njohur të sportit./FRESKIRINORE

 

Përshtati: FRESKIRINORE.COM

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here