SHPËRNDAJE

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me vendimin për përjashtimin e Kosovës nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë.

Seanca, sipas njoftimit të Kuvendit, do të mbahet në orën 11:00.

“Debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, Ndërhyrja e politikës në arsim, ka bërë që Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) të përjashtojë Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur për shkak të vendimit që është marrë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit dhe të menaxhmentit të Agjencisë së Akreditimit.

Në dokumentin e vendimit të EQAR-së, të cilin e ka siguruar Telegrafi thuhet se: “Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) ka konstatuar se, si pasojë e shkarkimit të bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ministri Shyqyri Bytyqi, agjencia më nuk është e aftë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe nuk është më në një pozitë që merr “përgjegjësi të plotë për veprimet e veta”, siç kërkohet nga standardi 3.3 i ESG-së.

Komiteti i Regjistrimit nuk ka mundur t’i identifikojë rrethanat që e arsyetojnë shkarkimin nga ministri – shkarkim i cili ka pasur efekte të dëmshme në pavarësinë dhe aftësinë e Bordit për të funksionuar pa pasur rrezik serioz të ndikimit nga palët e treta”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.