Ballina Të ndryshme Nga mirësjellja ndaj fëmijëve

Nga mirësjellja ndaj fëmijëve

43
0
SHPËRNDAJE

KUR'ANDr. Dua’ Er-Ravi

Para se ti zgjoni fëmijët tuaj prej gjumit, uluni pranë tyre për nisa minuta dhe lexojeni me zë të ulët Ajet El-Kursij ( tespih dovën apo ajetin e 255 të Kaptinës El-Bekare), pas lexojeni kaptinën El-Felek dhe En-Nas e pastaj zgjojini me qetësi. Veproni kështu në vend që ti zgjoni dukë bërtitur.

Uluni pran tyre para se të flinë dhe tregojuni se i doni, përqafoni ata dhe mendoni ndonjë ide inkurajuese për të nesërmen sepse kështu ata do të flenë me shpresë dhe do të zgjohen më aktivë.

Mos lejoni që fëmijët tuaj të shikojnë në TV apo ekrane tjera rrezatuese menjëherë pas zgjimit sepse bebëza e syrit zgjerohet gjatë fjetjes dhe kur ajo ndeshet me rrezet ultraviolete mund të vije deri tek dëmtimi i saj.

Bëjuni masazh fëmijëve tuaj sepse kjo ndihmon në qetësimin e tyre, në rregullimin e tretjes, në rregullimin e gjumit e mbi të gjitha ndihmon në rregullimin e marrëdhënieve në mes jush andaj mos i privoni fëmijët tuaj nga kjo.

Fëmija mund të ketë moral të lartë dhe sjellje të mirë natyrshëm kur kjo vije si rezultat i respektit të ndërsjellët ndërmjet prindërve, por edhe anasjelltas mund të jetë e vërtetë.

Lejimi i fëmijëve, që së paku një herë në javë apo që gjatë vikendeve, të flenë me prindërit e tyre ndihmon në thellimin e lidhjes shpirtërore ndërmjet tyre dhe po ashtu ndihmon në heqjen e shumë iluzioneve rreth marrëdhënieve në mes tyre dhe prindërve.

Shpeshtoni përdorimin e frazave lavdëruese, gjatë komunikimit me fëmijët tuaj, siç janë: Unë jam krenar me ty, ju jeni të mrekullueshëm, çfarë mendoni rreth kësaj çështjeje…? A më lejoni të ju ndihmojë !.

Dialogu bindës dhe i menjëhershëm është prej metodave më të suksesshme në evitimin e situatave kur fëmijët tuaj eventualisht shfaqin kryeneçësi, kjo sepse vonimi i dialogut apo lënia e tij për ndonjë herë tjetër i jep rast fëmijës që ta bind vetën pa asnjë të drejt se ai ka dalë triumfues në betejë andaj shumë lehtë mund të kthehet në sjellje dhe metodë e vazhdueshme për të arritur synimet e tij.

Kërkoni nga fëmijët që të ndalojnë nga të qarat para se të ia plotësoni dëshirat, pavarësisht se çka janë ato, sepse kjo mund të qoj tek marrja e të qarit si një shans për plotësimin e kërkesave dhe tekeve të tij në mënyrë të shpejt dhe urgjente.

Uluni pranë shtratit të fëmijës tuaj para se ta zgjoni dhe zgjojeni atë duke e ledhatuar, duke e përqafuar në mënyrë që të zgjohet me ndjenjat më të mëdha, më të forta dhe më të sinqerta të dashurisë prindërore.

Shtoje përdorimin e frazave që ndihmojnë fëmijën në shtimin e dashurisë ndaj Allahut, siç janë: Allahu të ruajt, Allahu të shpërbleftë, Allahu qoftë i kënaqur ndaj teje, paq bekimin e Allahut, Allahu të furnizoftë etj, sepse nëse fëmija rritet me ndjenjën e dashurisë ndaj Allahut xh.sh atëherë do ta ketë më të vështirë që të bëjë mëkate ndaj Tij, do të ketë frikë nga mosbindja ndaj Tij dhe kjo do ta nxisë në mirësjellje dhe punë të mbar e kështu do të bëhet i dalluar në mesin e shoqërisë dhe i dobishëm për të tjerët.

O Allah, Ti që ruajte Musain a.s në det kur ai ishte ende foshnje, na i ruaj bijtë dhe bijat tona nga fundosja e tyre në sprovat dhe ligësitë e kësaj bote. O Allah, Ti që furnizove të Ibrahimin a.s me fëmijë kur ai ishte në moshë të shtyrë, na furnizo edhe neve me fëmijë të devotshëm, të dëgjueshëm ndaj prindërve dhe bamirës ndaj tyre.

/mesazhi/

Përktheu: Artan Musliu

Freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.