Ballina Jeta Ngjarje e pazakontë: Prifti me 480 pasuesit e tij pranojnë Islamin

Ngjarje e pazakontë: Prifti me 480 pasuesit e tij pranojnë Islamin

53
0
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin afrikan Ruandë. Me 25 gusht 2015, një prift i krishter bashkë me 480 ithtarë të kishës kanë pranuar Islamin, ndërsa kishën në fjalë e kanë shndërruar në xhami. Aktivisti Salim Mikdad në rrjetet sociale ka vendosur fotografitë e kësaj ngjarje, njofton portali nigeriaonline.com

Në foto shihen burra dhe gra të cilët falin namazin e parë të tyre, ndërsa sjellja dhe veshja tregojnë se në të vërtetë bëhet fjalë për njerëz që për herë të parë ballafaqohen me këtë lutje, mirëpo para tyre kanë kohën ku do të mësojnë ashtu siç duhet fenë të cilën e kanë pranuar – Islamin

Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë se kjo fe do të arrij aty ku arrin nata dhe dita dhe se nuk do të ngel asnjë shtëpi ku nuk do të hyjë Islami.

Burimi: Dialogos.ba

Përktheu: Islampress

Pershtati: Freskirinore

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.