SHPËRNDAJE

Ka nisur protesta e qytetarëve të Prishtinës kundër ajrit të ndotur që ka mbretëruar ditëve të fundit.

Një grup qytetarësh e aktivistësh janë mbledhur sot para Teatrit Kombëtar në sheshin e Prishtinës.

Ata po mbajnë pankarta në duar me motot si ‘Shpend duaje Prishtinën’, ‘Helem’, Mos e privatizoni edhe ajrin’, Duam të marrim frymë’, ‘Ngulfatëm, plasëm’ etj.

Matjet e fundit kanë treguar se kryeqyteti i Prishtinës është vendi më i ndotur në botë. Pas këtij alarmi janë mobilizuar edhe institucionet përkatëse. Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit kanë vendosur që prej sot të ndalet qarkullimi i veturave brenda qytetit, si dhe shitja e thëngjillit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.