SHPËRNDAJE

Pesë persona janë lënduar më pak në tre nga gjithsej tetë aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup. Në pesë është shkaktuar dëm material.

Policia e komunikacionit ka sanksionuar 45 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, një shofer i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit, një shofer i cili nuk ka dhënë përparësi kalimi dhe një shofer për rreshtim në mënyrë të parregullt. Nga trafiku janë përjashtuar dy shoferë për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shtatë të tjerë janë përjashtuar nga trafiku sepse kanë drejtuar automjetin para se ta marrin patentën, si dhe nëntë automjete me afat të skaduar të patentës për qarkullim. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit. Janë hasur edhe 75 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar 86 automjete.

Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me fëmijët nga një grup i mesëm dhe i madh në kopshtin e fëmijëve “Veseli cvetovi”, objekti “Gjurgjica” në komunën Kisella Voda.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.