SHPËRNDAJE

Sot bëhet ceremonia e hapjes solemne të Lojërave Olimpike Dimërore të cilat do të mbahen në Pjong Çang të Koresë së Jugut.

Sportistët do të garojnë në 102 disiplina në 15 sporte, teksa në këtë Olimpiadë do të prezantohen edhe katër disciplina të reja si: big eir snouvbording, dyshet e përziera në karling, fillimi masiv në patinazhin e shpejtë dhe gara e ekipeve të përziera në skijim alpinist.

95 Komitete Olimpike kanë paraqitur garuesit e tyre, ndërsa nga ky numër 94 do të jenë ekipet kombëtare dhe një rus, me këtë ta fundit të cilët për shkak të skandalit të dopingut do të garojnë nën flamurin olimpik. Për herë të parë në Olimpiadën dimërorë do të marrin pjesë Kosova, Ekuadori, Eritrea, Malajzia dhe Nigeria.

Maqedonia në këto Lojëra Olimpike do të merr pjesë me 3 skiatorë, ndë ta edhe Stavre Jada i cili ka udhëtuar drejt Pjong Çangut me normën A. Jada do të garojë në katëgorinë 15 km stil i lirë dhe spirt, ndërsa në skijim nordik do të garojë edhe Viktoria Todorovska.

Bashkë me Jadan dhe Todorovskën do të garojë Antonio Ristovski i cili do të garojë në disciplinën e skive alpine, ndërsa për të kjo do të jetë hera e 3-të me rradhë që do të merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimëore
Suela Mëhilli dhe Erjona Tola do të jenë dy sportistët të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pjong Çang 2018”. Të dy skiatorët njejt si 4 vite më parë në Soçi do të garojnë në disciplinën e skive slpine.
Skiatori Albin Tahiri është sportisti i parë dhe i vetëm që do të përfaqësojë këtë vit Kosovën në Lojërat Olmipike të Koresë Jugore. Tahiri është skiatori i vetëm i cili ka siguruar normën olimpike në 5 disciplina të skijimit alpik. Aktualisht Tahiri ndodhet në Korenë e Jugut, ku ka nisur edhe stërvitjet, teksa do të mundohet të përfaqësojë Kosovën në mënyrë sa më dinjitoze në këtë Olimpiadë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here