Ballina Jeta Një dukuri e shëmtuar nëpër xhamitë tona!

Një dukuri e shëmtuar nëpër xhamitë tona!

296
0
SHPËRNDAJE

Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë nëpër xhamitë tona po vërehet një dukuri e shëmtuar. Kësaj radhe kam fjalën për xhematin që po hynë në xhami para namazit, ulen grupe grupe dhe ja krisin muhabetit allashiptareçe sikur me kanë në kafe apo naj konak. Besa muhabetet nuk ndalen edhe kur thërrez ezani muhamedije. Kjo dukuri reflekton mos edukatë se si duhet të sillemi kur të hyjmë në xhami, andaj të nderuar besimtarë këtë element duhet ta flakim nga xhamitë tona. Kur të hymë në xhami duhet ditur se jemi misafir të Allahut Fuqiplotë, jemi në shtëpinë e Tij dhe duhet të reflektojmë edukatë të mirë, të lartë islame. Prandaj kur të hysh në xhami, nëse ke kohë të lirë, fal namaz, ose lexo Kur’an, ose bënë dhikër, thuaj lailahe il-lallah, e mos e humbën kohën kotë me biseda të kota duke i penguar edhe të tjerët me zërin tënd të lartë.

Jusuf Zimeri< /em>

® Mos i bëj vetëm ‘LIKE’ këtij postimi por SHPËRNDAJE pasi dikush mund të ketë nevojë ta lexoje sot!

|Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes pa kërkuar leje me shkrim| Të gjitha të drejtat e rezervuara © freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.