
Një njeri i biznesit ishte duke ecur me një mik të vetin…Ndalet pranë vendshitjes ku çdo herë e blente gazetën…Njeriu e përshëndet shitësin duke i thënë ‘mirëdita’ me buzëqeshje. Ndërsa shitësi duke u vërenjtur edhe më tepër ia ofron gazetën me vrazhdësi…
Duke u ndarë prej atje njeriu në fjalë sërish i buzëqeshur e përshëndet dhe i uron ditë të mbarë…
Shoku i tij me habi i thotë ‘Mos vallë shitësi gjithnjë është me sjellje të vrazhdë ndaj teje?’… ‘Po thotë për fat të keq…’ I përgjigjet mikut të tij…’Mirë pra ti ende vazhdon që gjithnjë të sillesh ndaj tij me mirësjellje dhe xhentilesë?’ Dhe ai i thotë që po…E pse derisa ai sillet keq me ty, ti ende vazhdon me inat që të jesh i mirë në raport me të?’ Tregtari i përgjigjet mikut të tij duke u buzëqeshur:
‘Nuk lejoj dot që qëndrimi i tij të ndikoj qëndrimin dhe pozicionimin tim…’
‘Nëse do sillesha sikur ai, atëherë sjelljen time do e përcaktonte ai.’
‘Nëse ai zgjedh që të jetë jo i lumtur, për të ndryshu këtë vetëm ai mund të zgjedh.’
Vetëm se diçka është e sigurtë se…’ ‘Si ndjehem dhe se si do sillem nuk vendos kush tjetër për ate unë marr vendim…’
Me shpresë që çdonjëri të inspirohet për mirësjellje në raport me të tjerët.!
Dr.Musa Musai| Freskirinore