Ballina Jeta Omer r.a prijësi i muslimanëve – Ngjarje!

Omer r.a prijësi i muslimanëve – Ngjarje!

54
0
SHPËRNDAJE

Ka dal Omer r.a një natë të errët i vetmuar dhe fshehurazi që mos ta shikoj askush, dhe ka hyrë në një shtëpi, pastaj ka hyrë në një shtëpi tjetër, mirëpo papritmas një person e sheh Omerin r.a mirëpo Omeri nuk e vren atë. Ai i cili e pa ishte Talha r.a dhe mendoi se ka ndodh diçka, duke menduar se pse hyri Omeri në këtë shtëpi?! Dhe pse i vetmuar?! Dhe pse në mbrëmje?! Dhe pse u fshihte që mos ta shoh askush ?
Pasi që lindi dielli, shkoi Talha tek ajo shtëpia në të cilën e kishte parë Omerin se kishte hy, aty nuk takoi askënd përveç një plakë të verbër e të gjymtë, e pyeti atë:
“Çfarë është puna e një njeriu i cili po vjen tek ti?” Ajo nuk e dinte se ai njeri ishte Omer r.a prijësi i muslimanëve, dhe tha: “Ai kujdeset për mua qe shumë kohë, për të gjitha çfarë kam nevojë unë, dhe e pastron shtëpinë.”
Nuk është për tu çuditur me këtë vepër të Omer r.a, prijësit të muslimanëve dhe kryetar të shtetit, sepse ai ka bërë edhe shumë vepra tjera të ngjajshme. Është për tu çuditur sesi është fshehur që mos ta shoh askush duke shkuar natën e errët që mos ta shoh askush dhe ta zbuloj fshehtësin e tij të cilen ka dasht ta bëjë vetëm për All-llahun xh.sh./freskirinore

H.I.Haliti

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.