SHPËRNDAJE

Gjithsej 1.595 terroristë anë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë, njoftoi ushtria turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Shtatmadhoria e Turqisë, në kuadër të operacionit vetëm sot janë neutralizuar 44 pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH si rezultat i operacioneve tokësore dhe ajrore.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.