Ballina Kosovë Përçarja e shqiptarëve faktorizon serbët

Përçarja e shqiptarëve faktorizon serbët

30
0
SHPËRNDAJE

Nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe urdhra marrin nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, por formimi i institucioneve të Kosovës ka mbetur në ‘dorë’ të tyre.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hotit, thotë se gatishmëria minoritetit serb për t’i shfrytëzuar të drejtat e tyre në mënyrë të jashtëzakonshme, tregon qartazi për ndikimin që duan ta luajnë në raport me politikën në Kosovë. Kurse, njohësi i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se Lista Serbe do të vazhdojnë kështu deri në momentin kur situata do të margjinalizohet nga pala shqiptare për ta evituar rolin e tyre destruktiv.

Hulumtuesi i Lartë në KDI, Artan Murati, vlerëson se roli i Listës Serbe do të jetë evident sa herë që partitë politike shqiptare nuk do të bien dakord me njëra tjetrën.

Edhe në legjislaturën e kaluar Lista Serbe ka bojkotuar punën në Kuvend dhe Qeveri si pasojë e mos përmbushjes së marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.