Ballina Jeta “Përshëndetje, unë jam musliman”

“Përshëndetje, unë jam musliman”

25
0
SHPËRNDAJE

Qytetarët me origjinë turke që jetojnë në Australi, kanë zgjedhur një mënyrë paska ndryshe për të tërhequr vëmendjen kundër Islamofobisë, duke ngritur stenda në rrugët kryesore të Sidnejit me moton “Përshëndetje, unë jam musliman”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në stendat e ngritura në disa rrugë të rëndësishme të këtij qyteti, organizatorët kanë synuar të japin informacione rreth fesë Islame. Krahas ndarjes së broshurave informuese, kalimtarëve u janë shpërndarë edhe 3.500 trëndafila.

Australianët kanë treguar interes të lartë ndaj këtij aktiviteti, ndërkohë Drejtori i Komunikimit të Shoqërisë Islamike të Milli Görüş, Yusuf Özen, tha për AA se një aktivitet i ngjashëm me këtë është zhvilluar në 13 vende të botës dhe se arsyeja e organizimit të tij në Australi është thyerja e paragjykimeve ndaj muslimanëve

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.