SHPËRNDAJE

Shkruan: Mr.Hamit Shabani

Ishin vitet më të vështira të pejgamberisë së Muhamedit a.s., i ishin mbyllur gjitha dyerët në tokë, ishte refuzuar, malltretuar saqë u desh të kthehej në vendlindjen e tij me garanci sepse frigoheshte për jetën e tij. Në këto momente të vështira të jetës së tij ku dyshonte tek vetvetja, i tradhtuar e i refuzuar nga populli i vet me fjalë shumë prekëse duke treguar gjith anën njerzore i drejtohet fuqiplotit: “O Zoti im, të lutem të më japësh fuqi dhe të më nxjerrësh nga kjo situatë tejet e rëndë në të cilën gjendem. Të lutem të më mbrosh nga poshtërimi njerëzor. O më i Mëshirueshmi! Ti je Mbrojtës i të dobtëve. Ti je Mbrojtësi im. Të lutem, mos më lër në mëshirën e të huajve, të cilët më pritën armiqësisht. O Zoti im, mos më lër në duart e tyre!
O Krijuesi im, nëse Ti nuk je i hidhëruar me mua, atëherë nuk mërëzitem për të gjitha këto vuajtje. Kujdesi Yt ndaj meje është tejet i madh, i mbështetem dritës së fytyrës Sate, me të cilën ke shpërndarë errësirën, dhe me ndihmën e së cilës qeveris me këtë botë dhe me botën e ardhshme, dhe të lutem hiqe hidhërimin Tënd nga unë! Më pajis me mëshirën Tënde gjersa nuk arrij kënaqësinë Tënde. Askush nuk ka fuqi dhe forcë, përveç Teje!”

Në fund të tunelit dukej dritë, kishte shpresë, erdhi shpëtimi. Allahu qetësoi shpirtin e dëshpëruar të Pejgamberit a.s. me udhëtimin e tij prej Medines në Kuds e më pas prej aty në qiejt e lartë.
U takua me pejgamberët e mëparshëm të cilët ia qetsuan shpirtin duke i thëne se edhe ne kemi vuajtur, dhe se ky është çmimi i këtij misioni.
Allahu ia qetësoi shpirtin duke ia bërë me dije se nëse dyert e tokës janë të mbyllura dyert e qiellit janë çdoherë të hapura.
Në këtë udhëtim e obligoi me namaz, lidhja e përhershme e njeriut me Allahun. Allahu në hadithin kudsij ka thënë:”E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur.”

Kur robi thotë:”El hamdu lil-lahi rabbil alemin”; Allahu thotë:”Robi Im më lavdëroi.”
Kur robi thotë:”Er-rahmanir-rahim”; Allahu thotë:”Robi Im më lartësoi.”
Kur robi thotë:”Maliki jeumid-din”; Allahu thotë:”Robi Im më lavdëroi (robi Im i është bindur Madhërisë Sime).”
Kur robi thotë:”Ijjake na’budu we ijjake nesta’in”; Ai thotë:”Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe ai do ta fitojë atë, për të cilën është lutur.”

Kur robi thotë:”Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin”; Ai thotë:”Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar.
Miraxhi na mëson se ky mision kërkon sakrifica, vendosmëri, ka vuajtje, persekutime dhe vështirësi.
Nëse ke brenga e halle bëje miraxhin tënd, pra FALU. Çdoherë kur Pejgamberi a.s. brengoseshte i thoshte Bilalit r.a.: “O Bilial na qetëso me namaz.”
Nëse dyerët në tokë të mbyllen mos harro se dyerët tek Krijuesi i ke çdoherë të hapura.Freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.