Ballina Familja Pesë lloje njerëzish kurrë mos i shoqëro

Pesë lloje njerëzish kurrë mos i shoqëro

33
0
SHPËRNDAJE

“Pesë lloje njerëzish kurrë mos i shoqëro, mos fol me ta dhe mos i shoqëro gjatë udhëtimit.”

1) “Mos e shoqëro mëkatarin (fasikun), ngase ai të shet ty qoftë edhe për një kafshatë goje…

2) “Koprracin kurrë mos e shoqëro ngase ai të privon prej ndihmës nga pasuria e tij, atëherë kur ke nevojë më së shumti për të!”

3)“Gënjeshtarin kurrë mos e shoqëro ngase çështja e tij është si pozita e shpresave dhe iluzioneve, të largon të afërmin dhe ta afron të largëtin.”

4)“Budallanë kurrë mos e shoqëro ngase duke dashur të të bëjë dobi, ai të dëmton.”

5) “Mos e shoqëro atë që shkëput lidhjet farefisnore ngase e kam gjetur se ai është i mallkuar në tre vende në Kur’an.”

Këshilla nga Zejnul Abidin, nipi i Aliut, radijall-llahu anhu, dhënë djalit të tij
e që këto këshilla jan edhe për ne!

Abdullah Çallaku

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.