SHPËRNDAJE

“Ajo vajzë (Ahed Al-Tamimi) duhej të ishte qëlluar të paktën në gju, kështu që ajo do të dënohej me arrest shtëpiak për tërë jetën,” tha deputeti izraelit, Bezalel Smotrich të dielën vonë.

Kjo deklaratë e tij nuk ishte dicka e re, duke qenë se njihet mirë politika shtypëse ndaj banorëve të Palestinës, por ajo që la përshtypje ishte reagimi nga disa grupe politike në parlamentin izraelit, të cilët e kundërshtuan dhe i thanë se deklatrata ishte ‘për të ardhur turp”.

Javën e kaluar, kolonët izraelitë hodhën gurë në drejtim të ushtarëve izraelitë, por asnjë nga ushtarët nuk gjuajti me armë në drejtim të tyre.

Ahed Tamimi, vetëm 17 vjeçe, u bë një heroinë e gjallë për palestinezët pasi incidenti i 15 dhjetorit jashtë shtëpisë së saj në fshatin Nabi Saleh u transmetua drejtpërdrejt në Facebook nga nëna e saj.

Vajza 17-vjeçare vjen nga një familje e mirënjohur palestineze, e cila ka qenë mjaft aktive në protesta gjatë viteve të fundit. Shumë nga anëtarët e familjes së saj u vranë ose u arrestuan gjatë operacioneve ushtarake izraelite.

Rreth 356 të mitur palestinezë mbahen të burgosur nga autoritetet izraelite në qendrat e ndalimit, që nga fundi i shkurtit i vitit 2016, tha grupi izraelit për të drejtat e njeriut, B’Tselem.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.