SHPËRNDAJE

Me qëllim të ngritjes pluhur mbi personalitetet më të shquara aktuale në botën islame, dhe me qëllim të dezinformimit, disa portale kosovare kanë publikuar lajme të rreme lidhur me ligjëratat e profesorit te njohur Tarik Ramadan.

Sipas portaleve tona, Ramadan ka mbajtur ligjëratë në vitin 2016, gjë që është e pasaktë.

Tarik Ramadan ka mbajtur ligjëratë në Kosovë në vitin 2011, ku dhe ka folur për raportet mes vendeve lindore dhe atyre perëndimore, dhe për shkëmbimet që mund të bëhen mes këtyre kulturave.

Por me sa duket portalet në fjalë kanë harruar se ata që e kanë ndjekur këtë ligjëratë, jo vetëm se nuk e kanë harruar vitin, por me gjasa nuk e kanë harruar asnjë fjalë të dalë nga goja e profesorit.

“Tariq Ramadan kishte mbajtur ligjeratë në Kosovë, në prill të vitit 2016, nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA), e cila është një organizatë joqeveritare islamike që vepron në Kosovë.

Tema e ligjeratës ishte: “Çka i ofron Islami Evropës në shek XX!”, shkruan njëri nga portalet i cili në mënyrë qesharake ngarërron vitin, por edhe shekullin për të cilin flet ligjërata!

Ndaj profesorit po zhvillohet një fushatë e padrejtë akuzash për gjoja se ngacmim seksual, akuza të cilat erdhën në vorbullën e “zgjimit” të grave për të denoncuar ata që pretendojnë se i kanë ngacmuar para 30 vitesh.

E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e Ramadan, ndaj të cilit po hedhin akuza tri gra, të cilat pretendojnë se kanë pasur takim me profesorin e njohur disa vite më parë. Këto akuza i kanë mohuar si Ramadan, ashtu edhe familja e tij, ndërsa gruaja e tij ka theksuar se ajo dhe rrethi i tyre janë të vetëdijshëm për fabrikimin e këtyre etiketimeve të padrejta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.