Ballina Jeta Prekja e veshëve në Tekbirin Fillestar !

Prekja e veshëve në Tekbirin Fillestar !

52
0
SHPËRNDAJE

Në manualin “Vikaje” që është prej katër shkurtesave më të njohura në fikhun hanefij thuhet:

“فإذا أرادَ الشُّروع كَبَّرَ حاذفاً بعد رَفْعِ يديه غير مفرجٍ أصابِعَه ولا ضامّ ماساً بإبهاميهِ شَحْمَتي أذنيه، والمرأةُ ترفعُ حذاء منكبيها”.

“Kur dëshiron të futet në namaz, i ngritë duart duke i lënë gishtërinjtë lirshëm pa i hapur apo bashkuar mes vete, dhe me dy gishtërinjtë tregues të tij prekë dy laprat e veshëve të tij, pastaj e thotë tekbirin pa e zgjatur shkronjën e parë A tek fjala (Allahu Ekber), ndërsa gruaja i ngritë duart baraz me dy supet e saja”.

Thashë: Prekja e veshëve nuk është synet i fortë në namaz dhe nuk është transmetuar prej Ebu Hanifes dhe nxënësve te tij.
Atë e ka përmendur Kadihani në fetvatë e tij, autori i Hidajes Merginani në “Muhtarat Nevazil”, autori i librit “Dhahirijeh”, Ibën Nuxhejmi në “Nehrul Faik”, Zejleiu në “Tebijinul Hakaik”, Haskefiu në “Durr Muhtar”, Ibën Abidini, Gunejmi në “Lubab”, Shejh Zadeh në “Mexhma Enhur”, Halebiu në “Multeka Ebhur”, Shrumbulali në “Hashije”, Nabulsi në komentin e librit “Umdetul Musali”, etj.
Këta dijetarë e kanë preferuar prekjen e veshve në mënyrë që të realizohet afërsia dhe barazia me veshët që është përmendur në hadithet e sakta dhe të largohen vesveset.

Vërejtje: Prekjen e veshëve siç shihet e kanë përmendur dijetarë të njohur hanefij në librat e tyre të fikhut, e nuk është shpikje e pleqvë tanë.
Gjithashtu nuk është e vërtetë se imam Tahaviu e ka mohuar apo përmendur fare prekjen dhe nuk e di që dikush prej imamëve tanë ka thënë se një veprim i tillë është bidat në namaz.

Drilon Gashi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.