SHPËRNDAJE

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot në ora 14:00, trupi gjykues në rastin Almir Aliu, pritet ta shpallë vendimin, njofton Portalb.mk.

Në seancën e fundit u thanë fjalët përfundimtare, avokati i familjes Aliu, kërkoi që të lirohen nga akuza për dhunë babai i Almirit dhe dy familjarët e tjerë, ndërkaq avokati i Iliqit kërkoi lirim pasi që sipas tij, Iliq është fajtor dhe se veprën ai e ka kryer nga nxitja e familjes Aliu.

Avokati i familjes Aliu ka përmendur një sërë shkeljesh nga ana e Prokurorisë, ku më të mëdha ishin ekspertizat e pranuara me licenca të falsifikuara si dhe mosngritja e akuzës ndaj vëllait të Bobanit, Bojan Iliq, i cili me shufër hekuri ka dhunuar familjarët e Almirit.

Po kësaj, avokati i familjes Aliu gjithashtu ka thënë se është i padrejtë rikualifikimi i lëndës, nga vrasje në vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion.

Me këtë rikualifikim, nuk është pajtuar as avokati i Iliqit.

Të gjithë janë deklaruar se ndjehen të pafajshëm, ndërkaq Iliq në fjalët përfundimtare ka deklaruar se “i vjen keq për fëmijën dhe se nuk ka dashur të ndodh, por nuk ndihet fajtor”, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, paraprakisht është rikualifikuar lënda nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”, ndërkohë që për Boban Iliq, që shkaktoi vdekjen e Almir Aliut, nuk u parashtruan asnjë masë e rreptësisë dhe menjëherë u lirua nga burgu.

Arsyeja e rikualifikimit të lëndës, sipas prokurores përgjegjëse, Suzana Kusigerska ishte ekpertiza neuropsikiatrike e bërë për Boban Iliq, e cila e paraqiste kryerjen e veprës në gjendje të atakut emocional, apo pa paramendim – ekspertizë e cila u pa se ishte dhënë nga psikiatër me licencë të skaduar.

Gjatë daljes nga Burgu i Shuto Orizares, Iliq kërcënoi gazetarët gjë e cila ngjalli revoltë te qytetarët.

Si pasojë e rikualifikimi të lëndës dhe sjelljes së Iliqve, para Qeverisë së Maqedonisë u mbajtë protestë në të cilën u kërkua shkarkimi i prokurorit publik, Lubomir Joveski.

Më 1 korrik u bëhen dy vjet që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për t’u varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Kurse rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq qytetarët kanë bërë disa herë protesta që e njëjta të trajtohet si vrasje me paramendim.

Na shkruani:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.