SHPËRNDAJE

Arkeologët modernë gjatë gërmimeve të relikteve mijëvjeçare në Egjipt shpesh
kanë hasur në diçka të pazakontë në mesin e gjërave në piramidat e faraonëve –
në qypa me mjaltë, të vjetër mija vite e që ende mund të konsumohet. Ekzistojnë
disa raste të ushqimeve që mund të zgjasin përgjithmonë në gjendje të
papërpunuar: sheqeri, kripa dhe orizi i tharë. Mirëpo, derisa sheqerin apo
orizin e vjetër me siguri vështirë do të vendosnim ta konsumonim pa drojë, për
mjaltin kjo nuk vlen dhe ai do të duket sikur është prodhuar dje.

Sipas shkencëtarëve, është e pamundur të fitohet një produkt aq i
perfeksionuar dhe burim i pashtershëm ushqimi pa marrëdhënie dhe harmoni të
përkryer të një numri të madh të faktorëve.

Sipas përbërjes
kimike, mjalti është me bazë sheqeri, i cili përmban shumë pak ujë në gjendjen e
tij natyrore.

Edhe mjalti në formë natyrore ka shumë pak ujë,
kështu që në ato kushte shumë pak baktere dhe mikroorganizma mund të mbijetojnë.
Për tu prishur mjalti, në të do të duhej të ketë diçka që prishet.

Mjalti është gjithashtu përmban pak thartinë me faktor pH ndërmje 3 dhe
4.5, që praktikisht mjafton për të mbytur çdo gjë që dëshiron të mbetet në
mjaltë në formë paraziti. Shanset për mbijetesë të baktereve dhe të organizamave
tjerë që prishen janë shumë të ulëta.

Nektari, materiali i parë që e
mbledhin bletët për të krijuar mjaltin, është mjaft i pasur me ujë – ndërmjet 60
e 80 për qind. Mirëpo, gjatë procesit të krijimit të mjaltit, bletët kanë rol
jashtëzakonisht të rëndësishëm në eliminimin e ujit me krahët e tyre që e
avullojnë ujin.

Edhe përbërja kimike e aparatit tretës të stomakut
të bletëve luan rol me rëndësi që mjalti të jetë i rezistueshëm. Ato disponojnë
me një enzimë të veçantë dhe kur bletët e hedi nektarin nga goja për të prodhuar
mjaltin, këto enzime përzihen me nektarin, duke e shpërbërë në dy nus produkte –
acidin glukonik dhe peroksidin e hidrogjenit. Pikërisht peroksidi i hidrogjenit
është elementi që hyn në luftë me të gjitha gjërat negativeqë do të mund të
paraqiteshin në mjaltë.

Pikërisht për këtë arsye mjalti është
përdorur si ilaç me shekuj e mileniume – dendësia e tij refuzon rritjen e
çfarëdo bakteri, kurse peroksidi i hidrogjenit e bën të përkryer kundër çdo lloj
infektimi.

Mjalti mund të prishet vetëm në qoftë se e lini kavanozin e
hapur në një mjedis me lagështi. Gjithnjë derisa ai është i mbyllur me kapak dhe
nuk i shtohet ujë, mjalti kurrë nuk do të prishet.

NA SHKRUANI NË:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here