SHPËRNDAJE

“Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për tekstin e ri të reviduar të Planit të veprimit për vendosjen e mekanizmave të jashtëm për kontroll mbi punën e personave me autorizim policor dhe pjesëtarëve të policisë së burgjeve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, me këtë definohen aktivitet kryesore për vendosjen e mekanizmave të jashtëm, institucionet kompetente dhe afatet kohore për implementimin e tyre, vlerësimi i mjeteve financiare të nevojshme dhe sigurimi i tyre në buxhetin e institucioneve përkatëse.

Ndryshe, ky mekanizëm ka për qëllim që shërbimi policor të jetë më demokratik dhe përgjegjës.

Të njëjtën paraprakisht e kanë kërkuar ekspertët e sigurisë duke thënë se duhet mekanizëm efikas për kontroll të jashtme të policisë, i cili para se gjithash do të jetë i pavarur.

NA SHKRUANI NË:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.