SHPËRNDAJE

Ndodh që njerëz të cilët nuk kanë lidhje me Islamin krijojnë mendime të gabuara vetëm në saj të disa individëve me sjellje radikaliste.

Me radikalizëm nënkuptojmë transformim të papritur në çdo sferë, i cili arrihet me anë të revolucioneve shkatërrimtare dhe zbatimit të një politike të rreptë e pakompromis. Radikalistët karakterizohen nga dëshira të zjarrta për ndryshime revolucionare dhe nganjëherë ata adoptojnë qëndrime
agresive.

Si në çdo sferë të jetës, udhëzues për myslimanin janë ajetet e Kur’anit famëlartë dhe jeta e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të). Kur ne analizojmë radikalizmin, përmes dritës së Kur’anit, shohim se ai nuk ka lidhje me mënyrën me të cilën Zoti i urdhëron besimtarët. Kur Zoti përshkruan një besimtar në Kuran, Ai e përshkruan atë, si një njeri i dashur, i butë, që i shmang konfliktet dhe debatet e kota dhe që sillet me njerëzit arrogantë me butësi dhe miqësi. Një shembull për këtë çështje është urdhëresa që Zoti i dha Musait dhe Harunit (paqja qoftë me ata), që të shkojnë te Faraoni dhe t’i flasin atij me butësi:

Shko te Faraoni se ai i ka tejkaluar kufijtë. I thoni atij fjalë të buta, se ndoshta ai do të kujtohet e frikësohet. (Kuran, 20:43-44)

Faraoni ishte një prej mohuesve më mizorë dhe më rebelë të kohës së tij. Ai ishte një despot që e mohonte Zotin dhe nga padija adhuronte idhujt; për më tepër, ai i torturonte
besimtarët (izraelitët e kohës) me mizori të tmerrshme dhe rasje. Por Zoti i urdhëroi profetët e Tij, që të shkonin te ky njeri mizor dhe t’i flisnin atij me butësi. Ju do të vini re, se rruga e treguar nga Zoti ishte rruga e dialogut miqësor dhe jo rruga e konfliktit me fjalë të ashpra, slogane plot zemërim dhe protesta të trazuara..

info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here